Galeri të objekteve

Shtëpi


Shtëpitë, Zlokuçan

Ky objekt paraqet shtëpi familjare dy katëshe me sipërfaqe rreth 160 m2. Kati I parëështë I rezervuar për dhomë dite që shoqërohet bashkë me kuzhinën, tryezën e bukës dhe teracën e mbuluar.Përvec tualetit, në katin e parë paraqitet edhe një dhomë pune e cila njëkohësisht mund të përdoret edhe si dhomë për mysafirë.Kati I dytë I kushtohet tërësisht familjes, me tre dhoma gjumi, ajo e prindërve ka banjën e vet dhe teracën.Në katin e dytë ka edhe një teracë të përbashkët me sipërfaqe më të madhe e mbuluar me pjergull. Estetika minimale e shprehja moderne e theksuar është plotësisht nëpërputhje me filozofinë e shtëpive të montuara: e realizuar shpejtë, kualitet, bukuri dhe rehati maksimale, por edhe në përputhje me kërkesat e një famije moderne.


Shtëpitë, Bulaçan


Ky objekt paraqet qjanjë shtëpi të vogël për punë dhe pushim. Sipërfaqja bruto e objektit është 25m2.Në sipërfaqe përfshihet edhe veranda e mbuluar prej 5m2.Objektet më të vogla njikatëshe montohen më lehtë dhe më shpejtë.Ndërkohë edhe në këtë rast vlen principi për përpunim paralel të punëve të drurit dhe të betonit.Formësimi përfundimtar I dimensioneve matëse nga elementet e drurit mund të realizohet në një ditë.Në varësi të formës dhe masdhësisëështë e mundur që konstruksioni I një objekti të vogël të bëhet në punëtori dhe si përfundim me vinç të montohet në lokacionin e kërkuar. Kjo me të vërtet shkurton kohën e punës.


Shtëpitë, Gazi Babë


Ky objekt paraqet shtëpi familjare që ka bodrum, katin e parë dhe nënkulm. Sipërfaqja bruto nëpërgjithësi arrin rreth 62m2. Themeli prej betoni në të cilën gjenden hapsirat e bodrumit punohet në mënyrë të pavarur nga pjesa e drurit. Puna paralele nëdy faza të ndryshme kursen kohë dhe resurse, që njëherit është edhe përparsia kryesore e shtëpive të montuara prej druri. Pas përfundimit të themelit prej betoni, montohen elementet prej druri të përgatitura paraprakisht dhe për një kohë të shkurtër formohen dimensioned matëse të objektit. Nuk ka prodhim të mbeturinave nga materiali ndërtimior.Tëgjitha mbeturinat e materialit prej druri të përdorura për ndërtimin e shtëpisë mund të reciklohen.


Ndërtim shtesë, Radishan
Shtëpitë, Radishan
Shtëpitë, Radishan
Shtëpitë, Radishan
Shtëpitë, Ajvatovcë
Shtëpitë, Pinti
Mbindërtim, Salon kozmetik
Shtëpitë, Usje
Shtëpitë, Pinti
Shtëpitë, Sonje
Shtëpitë, Uma
Shtëpitë, Pobozhje
Shtëpitë, Usje
Klub Tenisi, Boris Trajkovski
Shtepi Druri
Objekti është I paraparë për një fundjavë në mal.
Shtëpitë, Gjorçe Petrov




Është realizuar konstruksion druri mes kateve si dhe është ndërtuar një kat I tërë me sipërfaqe prej 48m2, me teracë shtesë dhe shkallë të jashtme.Zakonisht nuk ka nevojë për kryerjen e konstruksionit mbajtës dhe madje nëse është e nevojshme ajo është shumë diskrete dhe nuk kërkon punë ndërtimore.




Mbindërtim, Maxhari


Shtëpi vikendi, Sonje


Ky objekt paraqet shtëpi të vogël për pushime. Sipërfaqja bruto e objektit është rreth 20m2 dhe përbëhet nga një banjë e vogël, kuzhinë e vogël dhe një dhomë dite. Objekti në pjesën përpara është I rrethuar nga një terracë e gjërë që kap sipërfaqe prej 20m2, pothuajse është e madhe sa I tërë objekti. Terrace e gjërë me strehëështë ideale për të pushuar gjatë ditëve të verës, thyen volumin e thjeshtë dhe të vogël ndërsa kontribuon në pamjen e bukur të shtëpisë për vikend. Objektet e këtilla dhe të vogla vërtet janë shumë të lehta për tu montuar, janë të nevojshme vetëm disa javë për ti dhënë përfundim objektit.


Shtëpitë, Oreshan




Objekti gjendet në Oreshan të Shkupit. Paraqet një kombinim të konstruksionit të çelikut dhe drurit, I dedikuar kryesisht për qëndrim sezonal.Në periudha kur në objekt nuk qëndron askush ekziston mundësia që pjesët e hapura të mbyllen me kapak rrëshqitës prej druri me cka sigurohen sipërfaqet e dritareve nga dëmtimi mekanik, dhe përmirsohet në përgjithësi siguria e objektit.


Shtëpitë, Shtip



Objekti gjendet në rrethinën e Shtipit, është e paraparë për një qëndrim gjatë vikendit. Dhomat janë të vendosura nëdy nivele: niveli I parëështë për qëndrim ditor dhe një dhomë gjumi për mysafirë, derisa në nivelin e dytë janë vendosur dy dhoma gjumi, banjë dhe qëndrim ditor. Në nivelin e dytë ka terrcë të madhe në të cilën pushuesit do të kënaqen me pamjen e bukur. Pjesa e jashtme dhe e brendshme e objektit është e punuar me dru. Me kërkesë të investuesit pjesa hyrëse është përpunuar në mënyrë shtesë dhe janë vendosur hark prej druri.


Shtëpitë, Resnjë




Objekti gjendet në Resnjë, është projektuar si qëndrim I përhershëm për një familje shumë anëtarëshe.Funksionet janë vendosur nëdy nivele: në nivelin e poshtëm është dhoma e ditës, kuzhina me tryezën e bukës dhe një dhomë gjumi për mysafirë, ndërkohë në katin sipër janë dhomat e gjumit për familjarët dhe një haspirë që mund të përdoret si dhomë ditë për nivelin e dytë.


Shtëpitë, Gjevgjeli




Shtëpia gjendet në rrethin e Gjevgjelisë, e dedikuar kryesisht qëndrim sezonal. Në pajtueshmëri me dëshirat dhe nevojat e investuesit, shtëpia ka një hyrje-verandë të madhe dhe dhomë dite të madhe, kuzhinë minimale, dy dhoma gjumi dhe një banjë të vogël. Përpunimi I jashtëm është në formë të rrumbullakët me qëllim që objekti ti përshtatet mjedisit.



Shtëpitë
Shtëpitë
Shtëpitë, Vizbeg
Mbindërtim, Singeliq
Mbindërtim, Taftalixhe
Mbindërtim, Tetovë
Shtëpitë, Gjorçe
Shtëpitë, Leshok
Shtëpitë, Maxhari
Shtëpitë, Vlae
Kjo ndrtëse banimi p;ër më shumë familje gjendet në lagjen Vllae, në një lokacion që formon kënd të një blloku banimi. Në këtë objekt janë të vendosura 4 njësi banimi, në cdo nivel nga dy.
Shtëpitë, Lisiçe
Është e vendosur në lagjen Lisiçe, ky objekt paraqet objekt individual banimi për një familje katër anëtarëshe. Është dimenzuar sipas kërkesave të familjes. Ka tre dhoma gjumi , banjë, ËC për mysafir, dhomë dite e madhe e cila bashkë me kuzhinën ka dalje në terracë.
Shtëpitë, Sonje
Shtëpia është e dedikuar për banim të përhershëm për një familje katër anëtarëshe. Dhoma e ditës është e vendosur në katin e parë ndërsa dhomat e gjumit janë tëvendosura në hapsirën e nënkulmit.Para hyrjes në shtëpi ka verandë të gjërë, ndërsa nga njëra anë e objektit kulmi është I lëshuar dhe formon një hapsirë të mbuluar për makinën.

Restorane


Restoran Debar Maalo
Restoran Albania
Restoran Avni



Moteli



Nga 3D projekti e deri në realizim

Motel Etno Selo, Kumanovë




Shtëpi njëkatëshe

Kioska

Shtëpizë rojtari





Sallonet

Tezga për në Panair

Pavionet




Strukturë të mureve



Janë ofruar disa mënyra themelore të ndërtimit të fasadave dhe mureve të ndara, kulmit dhe konstruksionit mes kateve.

Struktura e detajeve të ofruara në këtë faqe internet mund të ndryshohet dhe të kombinohet në përputhje me dëshirat dhe mundësitë e investuesit.

Çmimi I objekteve llogaritet në bazë të detajeve që do ti zgjidhni.